Ligji i ri për parandalimin e sëmundjeve infektive parashikon që studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta do të duhet që paraprakisht të dorëzojnë vërtetimin se kanë bërë vaksinat, në të kundër do t’i refuzohet regjistrimi në Universitet.
Ky detyrim aplikohej për fëmijët që shkonin në kopshte e në shkollë, ndërsa tani për herë të parë shtrihet edhe në Universitete, shkruan sot ‘Gazeta Shqiptare’.
Ligji parashikon që të gjithë studentët që dëshirojnë të regjistrohen për në arsimin e lartë duhet të kenë bërë të gjitha vaksinat sipas kalendarit, një rregull ky që ngjason me praktikat europiane.
Në dokumentet që do të dorëzohen për studimet e larta duhet të jetë katrela e vaksinave. Këto kartela do të verifikohen dhe në rast se nuk është përmbushur i gjithë kalendari, do të rekomandohen edhe vaksinat që duhen bërë.
Ky ligj ka hyrë në fuqi vetëm prej 1 muaji dhe pritet që të nxirren aktet nënligjore.















