Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deklaron se Kuvendi do të shikojë me vëmendje çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë një aktiviteti ku kryeparlamentari ishte i pranishëm i pyetur nga gazetarët lidhur me shfuqizimin e nenit 4 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ligj prej të cili u mundësua shkarkimi i dy anëtarëve të KLD, Elivs Çefa dhe Lulzim Lelçaj duke u shpallur si antikushtetues nga gjykata, Meta tha se lidhur me këtë vendim do të tregohet vëmendje dhe përkushtim maksimal. “Do të shohim me shumë qetësi dhe vëmendje çdo akt të Gjykatës Kushtetuese të zbardhur dhe do të jemi shumë të vëmendshëm. Këtë vendim do ta shohim kur të vijë në Kuvend dhe do të tregojmë respektin maksimal”, tha Meta. Pyetjes nëse dy anëtarët e shkarkuar të KLD do të rikthehen ose jo në detyrë, ai deklaroi se është Kuvendi ai që do të vendos.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















