Ministri britanik për Europë, David Lidington, në një cicërimë në Twitter, e ka kritikuar pritjen që ia ka bërë Serbia gjeneralit serb të dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.
Lidington, në Twitterin e tij, ka shkruar se është i zhgënjyer me këtë pritje nga ana e shtetit serb.
“I zhgënjyer me pritjen për ish-gjeneralin Lazarevic në Serbi. Pajtimi është rruga më e mirë për të adresuar të kaluarën” ka shkruar Lidington.
Ky tweet i ministrit Lidington është ripostuar në tweeter nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.
I dënuari për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ish gjenerali Vlladimir Llazareviq, është pritur me ceremoni shtetërore në qytetin e Nishit në Serbi.
Ai ka vuajtur dy të tretat e dënimit prej 14 vjetësh për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës.















