Kush janë liderët më të fuqishëm në Evropë? Nuk ka dyshim që kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron në krye. Nëse do të ishte një autobus, ajo është drejtuesi dhe më pas vijnë liderët e tjerë të Evropës.
Pas zonjës Merkel, vjen kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron i ndjekur më pas nga presidenti francez Francois Hollande, dhe kryeministri italian Mateo Renzi.
Në top-listën kryesore përfshihet edhe Turqia. Faqja Politico.eu, ka bërë një renditje të ndikimit të liderëve në vendet evropiane, anëtare ose jo anëtare të Bashkimit Evropian.
Shqipëria ka afër Malin e Zi, ose kryeministrin e saj Milo Gjukanoviç. Përkrah kryeministrave është renditur emri i ambasadorëve të vendeve përkatëse të akredituara pranë Bashkimit Evropian.
Shqipëria përfaqësohet nga Suela Janina. Roli i ambasadorit për influencë pranë Bashkimit Evropian është parësor në këtë përzgjedhje dhe me sa duket ambasadorja e vendit tonë pranë Brukselit nuk ka bërë punë të lavdërueshme, sigurisht sipas gazetës në fjalë. Kjo ka bërë që të humbasë pikë edhe kryeministri ynë.















