Një 57-vjeçar është ndaluar nga policia dhe po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në flagrancë duke transportuar gjizë dhe rrush.
Bëhet fjalë për Sherif Shehin nga Kamza, i cili u kap në Skuraj duke drejtuar kamionçinën tip Benz me targa TR 8276 S duke transportuar 85 kilogramë gjizë dhe 25 kilogramë rrush të thatë pa dokumentacion.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës.
















