8 anëtarë të Komisionit Zgjedhore të KZAZ numër 13, në Lezhë janë marrë të pandehur nën akuzën e manipulimit të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
Në një njoftim për shtyp Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, bën me dije se ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim 8 persona që kanë pasur funksionin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 13, në Lezhë në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluar në Qershor 2013, të akuzuar për “fallsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultateve të zgjedhjeve”, të kryer në bashkëpunim”.
Hetimet nisën në bazë të kallëzimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga veprimet proceduriale të Prokurorisë, ka rezultuar se anëtarët e KZAZ kanë ndryshuar rezultatin e tabelave të 10 qendrave të numërimit të votave.















