Arrestohet në Lezhë, një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrimin e 8 personave për kontrata pune në Austri kundrejt një pagese monetare.
Policia e Lezhës njoftoi se në datën 8 gusht 2016, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u ndalua shtetasi në kërkim Kol Gjokaj, 43 vjeç, banues në Gjakovë,Kosovë.
Gjokaj dyshohet se në muajin maj 2015 , në Lezhë, ka mashtruar 8 shtetas duke ju premtuar kontrata pune në Austri kundrejt një pagese prej 800 euro secilit.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë me datë 5 shkurt 2016 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. Vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë në kërkim.















