Sauthemptoni ka humbur 71 pikë nga pozicionet fituese në Premier Ligë që prej ndeshjes së parë të Ralf Hazenhytelit në stol, 15 më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës. Është një statistikë që zbeh rëndësinë e golit të Brojës ndaj Brajtonit, por aspak bukurinë e tij.
Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e “Shenjtorëve”, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik. “Daily Mail” e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Krojfit. tpz





















