Po ashtu, vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” kanë larguar një sasi të mbeturinave edhe nga Lumi Trepça, tek hapësirat afër Universitetit.
Në tri lokacionet, janë larguar 20 kamionë me mbeturina, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë afër 50 vullnetarë, të cilët kanë kontribuar në pastrimin e këtyre lokacioneve.
“Let’s Do It Kosova” falënderon ndërmarrjen “Uniteti”, e cila ka ofruar makinerinë për largimin e mbeturinave, ndërsa “Let’s Do It Kosova” ka ofruar mjete si thas, dorëza, maska dhe karburant për makineritë e ndërmarrjes.
Aksionet e sotme janë vetëm fillimi i aksioneve që janë paraparë të realizohen gjatë kësaj jave.
Aksioni i ardhshëm është planifikuartë mbahet nesër, më 26 tetor, në Komunën e Vushtrrisë, i cili do të fillojë në orën 10:00.
“Let’s Do It Kosova” njofton se gjatë javëve në vazhdim do të organizojë aksione pastrimi, të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijës për përgjegjësitë që kanë si qytetarët, ashtu edhe institucionet, në ruajtjen e ambientit.
Po ashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve për mobilizim në aksione të pastrimit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit.



























