Propozimi i funditi i Hahn bazohet në propozimin hibrid të zonjës Nuland.
PD ka humbur betejën për të mos përfshirë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë.
Hahn thotë se ONM do të vendoset në Kushtetutë si bazë ligjore, por do të ofrojë rekomandime dhe jo vendime me fuqi ligjore, duke lëshuar pe në këtë pikë ndaj PD.
Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn i ka dërguar një letër kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe kreut të Partisë Demokratike, ku parashtrohet edhe propozimi i konsensusit për reformën në drejtësi.
Bëhet fjalë për një propozim që është bazuar mbi atë që njihet si propozimi hibrid.
Ja letra e Johanes Hahn:
I nderuar kryeministër
I nderuar kryetari i Parlamentit
I nderuar kryetari i Partisë Demokratike
Pas përfundimit të bisedave telefonik me ju të tre gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, dua të përsëris pikat e mëposhtme në të ashtuquajturin “propozim hibrid” i cili është në tavolinën e diskutimeve. Këto pika janë “vija e kuqe” për ndërkombëtarët, ashtu siç e kemi theksuar gjatë gjthë procesit.
Së pari, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit do të ketë një bazë ligjore sipas Kushtetutës.
Së dyti, unë rikonfirmoj se siç kemi deklaruar edhe më herët gjatë diskutimeve, ONM do të japë vetëm rekomandime që nuk kanë fuqi ligjore. Gjithsesi këto rekomandime do të përfshijnë një arsyetim mbi pozicionin, i cili do të bazohet në kriteret e vendosura nga legjislacioni në fuqi.
Kam besim se mund të shkojmë përpara mbi këtë bazë. Siç është diskutuar, ju lutem ktheni përgjigje sa më shpejt ndaj këtij emaili në mënyrë që votimi i reformës të bëhet nesër.
Sinqerisht, Johanes Hahn.
























