• Latest
  • Trending
  • All

Letër Thaçit, kujdes nga përballja me gjykatën speciale!

02/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Letër Thaçit, kujdes nga përballja me gjykatën speciale!

02/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

I dashur Hashim, Urime!

Ishit i privilegjuar që drejtuat qeverinë për gjashtë vjet, përfshirë edhe gjatë pavarësisë. Keni shërbyer si ministër i Jashtëm për më shumë se një vit e tani do të jeni shef i shtetit. Jo keq për një burrë nën 50 vjeç. Ashtu siç e dini edhe ju, punë të tilla vijnë bashkë me përgjegjësitë. Ato janë sikur të merrni një varkë me qira. Dita e parë dhe e fundit janë më të mirat. Gjatë pesë viteve të ardhshme, ju do të përballeni me sfida të mëdha. E para është mbyllja e të çarës që ka shkaktuar në Kosovë, zgjedhja e juaj. Fituat vetëm në rundin e tretë e pa mbështetjen e opozitës. Pjesë të opozitës më shumë preferuan të dalin në rrugë e madje edhe në përpjekje të dhunshme për t’ju penguar ose së paku të zvogëlojnë mundësinë e zgjidhjes suaj. Unë nuk kam asnjë simpati për dhunën e cila më shumë se juve, përlyen Kosovën.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga ajo që kam frikë është qëllimi. Lidershipi i dhunshëm i protestuesve kundër shtetësisë së Kosovës dhe dëshira e bashkimit me Shqipërinë në vend të së drejtës për vetëvendosje, diçka që Kushtetuta e Kosovës e ndalon. Kjo nuk është më pak kërcënim për shtetin që ju do të përfaqësoni, sesa janë edhe përpjekjet e Beogradit për të fituar kontroll efektiv mbi popullatën serbe të Kosovës. Të dyja janë forcat anti- kushtetuese që do të kërkojnë një marrëveshje të madhe të vëmendjes tuaj dhe të gjithë diturinë tuaj. Një nga sfidat tuaja më të mëdha  do të jetë  zgjerimi i sferës së politikës së moderuar dhe transformimi i  këtyre skajeve në një hapësirës politike të Kosovës,  në diçka më shumë si në një opozitë lojale. Kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi skajet përbuzin njëra-tjetrën, në qoftë se ato e  përbuzin shtetësinë e Kosovës. Për çdo veprim të duhur që mund të bëni,  të drejtë dhe të respektueshëm për serbët, ju  do të gjeni kundërshtues në mesin e disa shqiptarëve. Çdo veprim që ju do të bëni për të akomoduar kritikët tuaj shqiptarë, ju do të gjeneroni  kritika në Beograd.

Një udhërrëfim i urtë nga Gjykata juaj Kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes për  Asociacionin e  Komunave Serbe, duhet t’ju ndihmojë në këtë çështje, veçanërisht e diskutueshme. Edhe nëse e bën atë, ju ende do të përballeni me kundërshtimin e paepur nga ana e opozitës tuaj shqiptare, e cila jo vetëm që ju ka mohuar personalisht, por është e angazhuar edhe për t’i dhënë fund dialogut  Beograd / Prishtinë, pikërisht për shkak se ajo ndihmon për të konsoliduar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kundërpërgjigjja më i mirë do të jetë suksesi i shtetit të Kosovës në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve të saj, shumë prej të cilëve janë të zhgënjyer në frytet e pavarësisë. Ka tepër shumë  papunësi dhe punësim sidomos në mesin e të rinjve. Dua të jem  i pari që e pranoj se recesioni ekonomik Evropian është një faktor kryesor në kufizimin e aftësisë së Kosovës për të ofruar vende pune dhe prosperitet për popullin e vet. Nuk ka shumë që shteti i Kosovës mund të bëjë për t’u përgjigjur në këtë faktor ekzogjen, sidomos kur ju përdorni euron si monedhën tuaj dhe për këtë arsye nuk është e mundur  të bëhet zhvlerësimi i saj.

Gjithashtu, presidenti nuk është as i ngarkuar me politikat ekonomike. Ju megjithatë mund të bëni diçka në lidhje me faktorët e tjerë që i japin formë disponimit të publikut. Rritja ekonomike e Kosovës  në fakt ka qenë relativisht e fuqishme në krahasim me Evropën dhe pjesën tjetër të Ballkanit. Qytetarëve tuaj  nuk është duke iu dhënë më shumë kredi sepse përfitimet duket se janë të shpërndara padrejtësisht. Edhe ne e kemi atë problem në Shtetet e Bashkuara. Arsyet janë se në Kosovë, njerëzit besojnë se ka  nepotizëm, korrupsion dhe krim të organizuar. Si president, ju do të duhet  të vendosni një shembull, sikurse paraardhësi juaj ka bërë, dhe të insistoni  në një nivel të ndershmërisë, transparencës dhe llogaridhënies që  shumë shpesh mungon, përfshirë edhe qeveritë të cilat ju i keni drejtuar.

Hetimet  evropiane për krime të kryera ndaj serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve pas luftës në Kosovë, ende janë në pritje, dhe  do të përbëjë një problem të veçantë për ju. E  imagjinoj  Brukselin dhe Uashingtonin se do të vazhdojnë të bëjnë presion për krijimin e një gjykate të veçantë për të trajtuar të akuzuarit.  Për shkak të raportit Marty, që implikon shumë, por provon pak, besohet gjerësisht se ju mund të jeni në mesin e atyre të akuzuarve. Ju do të duhet të vendosni nëse do të përdorni pozicionin tuaj të ri për të shkuar përpara ose për të penguar  krijimin e Gjykatës Speciale.  Ju gjithashtu do të duhet të vendosni se si të reagoni  në qoftë se evropianët sjellin një padi personale  kundër jush.

Marrëdhëniet e Prishtinës me Beogradin vazhdojnë të jenë më të shkurtra sesa nga ajo që unë do të doja  të shoh. Besoj se është e rëndësishme që të bindet Beogradi që të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës sa më herët, në qoftë edhe vetëm duke lejuar që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ky nuk është ndonjë  hap i madh nga marrëveshja politike e prillit 2013  që e negociuat, por kjo do të kërkojë të njëjtën diplomaci që ju vutë në punë si dhe  shumë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nga disa prej vendeve evropiane që ende nuk e njohin Kosovën. Mbështetja ndërkombëtare do të varet në masë të madhe nëse ju do të jeni të suksesshëm të bindni se Kosova është duke e pastruar rastin e saj, zbaton sundimin e ligjit dhe trajton të gjithë qytetarët e saj në mënyrë të barabartë. Hashim: brenda koalicionit qeverisës dhe partisë suaj politike, ju jeni ende një figurë jonifikuese  dhe i paqartë për ndërkombëtarët.

Presidenca e juaj do të jetë një mundësi për të kapërcyer këto dy defekte. Unë e di se nuk do të jetë e lehtë. Por unë gjithashtu e di që ti ke treguar talentin, zgjuarsinë dhe vendosmërinë që i kanë shërbyer mirë vendit tënd edhe  në të kaluarën, si në luftë dhe në paqe. Ju uroj suksese në përmbushjen e sfidave që keni përpara!

*Daniel Serwer, ështe njohës i çështjeve të Ballkanit perëndimor dhe analist i njohur amerikan

Post Views: 35
Previous Post

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

Next Post

Forbes: Ja 10 arsyet pse Dua Lipa do të jetë ylli i ri i Pop-it

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Forbes: Ja 10 arsyet pse Dua Lipa do të jetë ylli i ri i Pop-it

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.