• Latest
  • Trending
  • All
Ian Birrell in Albania for Brexit story
Picture: Erion Mecaj/Demotix

Letër sekretarit Gove nga Gërdeci: Je gomar nëse do që Britania të marrë shembull Shqipërinë

24/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Letër sekretarit Gove nga Gërdeci: Je gomar nëse do që Britania të marrë shembull Shqipërinë

24/04/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi
Ian Birrell in Albania for Brexit story
Picture: Erion Mecaj/Demotix

Ian Birrell in Albania for Brexit story Picture: Erion Mecaj/Demotix

Michael Gove, Sekretari britanik i Drejtësisë, deklaroi javën e shkuar se Shqipëria ishte frymëzim për Britaninë e Madhe pas daljes nga BE

Ian Birrell i shkruan nga Gërdeci: I dashur zoti Grove, nëse do që të jemi si Shqipëria, JENI GOMAR

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Vendi ballkanik zë vetëm 0.1 % të tregtisë në Europë

Thuajse gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton nën nivelin botëror të varfërisë, me 5 dollarë në ditë

Nga IAN BIRRELL, GËRDEC

Qemali ishte ulur nën hijen e një peme pjeshke në Gërdec, në pritje të ndonjë blerësi për gomarin e tij. Kur iu drejtova, babai i katër fëmijëve më shpjegoi se duhet ta shiste kafshën për shkak se ishte trokë. “Këtu nuk ka ndihmë nga shteti”, tha ai. “Nëse nuk punon, vdes”.

Nuk është çudi që edhe pronari edhe kafsha dukeshin të pangushëllueshëm. Pastaj unë e pyeta Qemalin nëse vendi i tij mund të shërbente si shembull për Britaninë.

Më pa sikur të isha i çmendur, pastaj ia dha një të qeshure të madhe. “Kjo është e çuditshme. Ky është një vend shumë i varfër. Gjendja është shumë e keqe. Përse doni të na merrni si shembull?”

Kjo është një pyetje me vend.

Shqipëria është një vend i varfër i Ballkanit, që po lufton ende për t’i shpëtuar trashëgimisë mizore të komunizmit, krimit dhe korrupsionit.

Britania, nga ana tjetër, është një ndër vendet më të pasur të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nënë e demokracisë.

Megjithatë, ky është propozimi qesharak i paraqitur javën e kaluar nga Michael Gove, kur Sekretari i Drejtësisë tha se Shqipëria ishte një frymëzim Britaninë pas daljes nga Bashkimi Europian.

S’ka problem që Britania një popullsi 20 herë më të madhe – dhe mesatarisht britakinët janë pothuasje 10 herë më të pasur; dhe në të vërtetë ekonomia shqiptare është më e vogël se ajo e Tesco (kompani britanike). As që shteti ballkanik mbetet i varur nga fermat e vogla familjare, ndërsa Britanika është një qendër kryesore botërore financiare.

Sepse, kur zoti Gove shikon përtej Adriatikut, ai sheh një vizion tërheqës për të ardhmen e Britanisë, në qoftë se populli ynë zgjedh për të braktisur Brukselin në qershor. Në një fjalim pro largimit nga BE, ai nënvizoi Shqipërinë si zonë të tregtisë së lirë në kontinent, të pandikuar nga interferencat ngatërrestare.

Shitësi i gomarit nuk ishte i vetmi që ia dha të qeshurës me propozimin që Britania të marrë shembull vendin e tij. “Kjo është një shaka, e sigurtë”, thotë Donika Mici, eksportuesja më e madhe e këpucëve me 5 fabrika dhe 1 mijë punëtorë. “Ju nuk mund të doni të jeni si Shqipëria. Ne jemi demokraci vetëm nga emri. Do të jetë çmenduri nëse na merrni si shembull. Ju respektoni ligjin, zbatoni rregullat, nisni punën që në mëngjes në vend që të shtroheni nëpër kafene. Ne kemi nevojë të marrim shembull vendin tuaj”.

Të njëjtat përshtypje kishte edhe Zef Preçi, një ish – ministër dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, i cili u mundua shumë që ta mbante të qeshurën nga ideja se çdokush do të donte të imitonte “modelin shqiptar”. “Është një shaka – ne as që kemi një model”, tha ai, duke theksuar se Shqipëria është përgjegjëse vetëm për 0.1 përqind të tregtisë europiane. “Ne jemi si një ekonomi koloniale e bazuar në krahun e lirë të punës dhe që nuk mund të shfrytëzojë burimet e veta”.

Kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Dy vjet më parë, qindra policë të armatosur, të mbështetur nga helikopterë ushtarakë, ndërhynë në një fshat që kishte punësuar 3 mijë vetë në rritjen e marijuanës për tregun europian.

Almost half of Albania's population live below the global poverty line of $5 a day

Pas 5 ditësh policia shkatërroi 80 mijë rrënjë kanabis dhe 23 ton marijuanë. Një raport zyrtar tregon se tregtia e paligjshme e marijuanës është sa 2/3 e Prodhimi të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Sigurisht që luftën kryesore Shqipëria e ka bërë për t’u shkëputur trashëgimia e diktaturës komuniste më paranojake dhe mbytëse në Europë, që e la vendin të izoluar deri 25 vjet më parë.

Ka pak shenja të dukshme të atyre 45 vjetëve kur makinat private nuk lejoheshin, madje edhe numri i pulave një familje kontrollohej nga shteti, përveç mijëra bunkerëve betoni dhe një muze në formën e një rakete, për ish -despotin Enver Hoxha .

Megjithatë, disa analistë më thanë se mentaliteti i vjetër mbetet i fortë, pavarësisht tranzicionit të demokracisë, me një korrupsion endemic dhe politikës që përdoret shpesh për t’u pasuruar.

“Ne qeverisemi ende nga e kaluara”, thotë Preçi. “Njerëzit e shijojnë lirinë, por ne nuk kemi ende institucionet për ta ofruar atë”.

Ky vend, shpesh e përgënjeshtron reputacionin e tij të keq me mikpritjen, ushqimin e mirë dhe pamjen mahnitëse të maleve të thyer dhe plazheve të arta.

Por këto çështje të rrënjosura thellë shpjegojnë luftën e saj për t’u zhvilluar.

Club Med, për shembull, hoqi dorë nga një rezort turistik, një investim prej 50 milionë stërlinas, pas 5 vjetësh konflikti mbi pronësinë e tonës, ndërsa fluturimet e lira që e kanë transformuar lëvizjen, nuk e kanë prekur ende Shqipërinë.

Ndërsa një miliarder amerikan hoqi dorë nga diskutimet për të investuar në industrinë e naftës këtë vit, teksa thuhet se u shpreh që “është më e lehtë të bësh biznes në Irak se në Shqipëri”.

Takova një nga aktorët më të njohur politikë, në një hotel të vogël, një burrë i bëshëm, i cili nga gazetarët vendas thuhet se është më i fuqishëm se çdo shef i bandave të krimit të organizuar.

Më shtrëngoi dorën, por kur unë nisa t’i bëja pyetje, në zgurdulloi sytë dhe pastaj u largua me nxitim së bashku me truprojën e tij.

Kështu pra, Shqipëria mund të ketë një normë të lakmueshme të tatimit mbi fitimin me 23 % (një rritje nga taksa e sheshtë 10 %, një taksë progresive për të cilën kam dëgjuar të fajësohet Tony Blair).

Por Shqipëria duket vend i çuditshëm për t’u marrë si shembull nga Britania e Madhe pas daljes nga BE –veçanërisht kur rritja ekonomike është ngadalësuar; kur çereku i popullsisë ka emigruar dhe kur thuajse gjysma e atyre që ka ngelur jeton nën nivelin botëror të varfërisë, me 5 dollarë në ditë.

Michael Gove, the Justice Secretary, indicated last week that Albania was an unlikely inspiration for post-Brexit Britain

Në Ndroq, pranë Tiranës, gjeta Vushen 75 –vjeçare të ulur përtokë jashtë shtëpisë së saj njëkatëshe, që po përkundej si fëmijë i sëmurë me sytë e saj të përlotur. Pranë saj, një banjo e jashtme që mbante erë urinë. “Na shiko ne – këtu s’ka jetë”, tha ajo. “Këtu s’ka punë. Ne s’kemi as ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë, kështu që rrimë pa bukë”.

Përtej rrugës, fqinja e saj, Serme 64 vjeç, po mblidhte dru zjarri për të gatuar darkën për nipërit. “Ne jemi njerëz të varfër që do të vdesim për të shkuar në Europën Perëndimore”, më tha ajo.

Dhe këtu qëndron problemi. Ata që mbështesin daljen e Britanisë nga BE nuk kërkojnë me të vërtetë të imitojnë këtë vend të varfër në cep të kontinentit. Por ata janë duke luftuar për të përcaktuar formën e Britanisë në qoftë se ajo braktis klubin e Brukselit, duke ngecur në çdo shembull me të meta nga Kanadaja në Norvegji.

Zoti Grove përmendi Shqipërinë përkrah paragoneve të tjerë të çuditshëm të paqes dhe prosperitetit – Serbia, Bosnja dhe Ukraina – për shkak se ata kanë akses në tregjet europiane pa patur nevojë të pranojnë gjithë ato rregulla të bezdisshëm të Brukselit.

Megjithatë, marrëveshja e Shqipërisë mori 6 vjet negociata me BE –në, që nuk është shenjë e mirë për stabilitetin britanik. Nuk ka lëvizje të lirë vetëm sepse heqja e regjimit të vizave u refuzia. Dhe ironikisht, thuasje të gjithë shqiptarët e shohin këtë si një hap të rëndësishëm në anëtarësimin e plotë.

Ilir Zhilla, një biznesmen dhe ish –kryetari i Dhomës së Tregtisë, më tha se ata shpresojnë integrimin në BE sepse duan standarde më të larta. “Duke u anëtarësuar ne do të kemi presion për të bërë reformat dhe për të bërë shumë gjëra të mira për vendin tonë”, më tha ai.

Kjo i jep një drejtim tjetër “modelit shqiptar”.

Megjithatë, për të gjithë alegrinë e provokuar nga shitësi i gomarit tek biznesi i madh, debati mbi rolin e Britanisë së Madhe  në botë nuk duhe të jetë një çështje të qeshure.

Ndoshta ata që bëjnë fushatë pro daljes së britanisë duhet të dëgjojnë Besart Kadinë, një i shkolluar në britani, drejtor i Fondacionit për Liri Ekonomike, që promovon politikat e tregut të lirë në Tiranë.

“Nuk mund t’i krahasoni dy vendet për shumë arsye”, thotë ai. “Por ne jemi duke vepruar nga një ndjenjë inferioriteti për të përmirësuar Shqipërinë – kështu që ata nuk janë duke i bërë ndonjë nder Britanisë me këtë krahasim absurd”.

Do të duhet të keni kokfortësinë e një mushke për të mos qenë dakord.

Post Views: 44
Tags: edi rama
Previous Post

Tërhiqet dëshmitari kundër Shullazit

Next Post

Zëri i Amerikës nuk i ndahet Ilir Metës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zëri i Amerikës nuk i ndahet Ilir Metës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.