Policia ka njoftuar se në Fshati Tërstenik të Vitisë gjatë ditës së djeshme, lëndime trupore ka pësuar një burrë, pasi që i njëjti ishte ulur në disa gypa të vendosur në mënyrë jo të sigurt nga kompania në punim.
I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull K-Shqiptar menaxher i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.






















