Fëmija me kofshën e djathtë të thyer është dorëzuar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku i është dhënë ndihmë mjeksore dhe është dërguar për në klinikat e Shkupit që të kryhet intervenim kirurgjikal.
Zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, informoi se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13 në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato” në afërsi të një punëtorie vullkanizerike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB në Tetovë dhe si arsye të aksidentit thonë se ka qenë shpejtësia e papërshtatshme.






















