“Qytetet që këto lajme i potencojnë për mundësinë e ekzistimit të kampeve për trajnimin e terroristëve, praktikisht është e pamundur që të jetë ashtu, sepse në të gjitha këto qytete është më së shumti e theksuar prezenca e KFOR-it, i cili e ka për detyrë t’i sigurojë kufijtë e Kosovës”.
“Institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti duhet që në kohën sa më të shpejt t’ua jep përgjigjen e merituar këtyre shpifjeve të cilat vijnë nga shtetet dhe organizatat që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Lekaj, përcjell lajmi.net.
Ai ka kërkuar nga MPJ që të jetë më dhe përmes ambasadave dhe personave të tjerë të bëjë çdo gjë që është e nevojshme që këto lajme të rrejshme të demantohen, kjo të behët në kontakte të drejtpërdrejta me miqtë e Kosovës, që t’u behët e ditur se përse dalin të tilla lajme dhe nga kush fabrikohen.






















