“Zgjedhjet e 15 nëntorit të vitit 2009 – ato për nivelin lokal, legjitimonin tashmë jo IPVQ (Institucione të Përkohshme Vetëqeverisese), por institucione shtetërore në kuptimin e plotë të fjalës edhe legalisht”.
“Por sot Kosova prapë është kthyer gati në të njëjtën gjëndje, sikur të ishte më shumë e administruar se sa e qeverisur. Institucionet e Kosovës sillen sikur nuk kanë asgjë në dorë për sa ju takon vendimeve që e forcojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit”, ka thënë Lekaj.
Ai në këtë deklaratë ka vlerësuar se ka shumë gjëra për të dyshuar se Qeveria e Kosovës, nuk e konsideron vetën si qeveri të shtetit të pavarur duke bërë koncesione e lëshime.
“Kemi plotë gjëra për çka mundemi me dyshuar, se Qeveria e Kosovës, ende edhe sot e kësaj dite nuk e konsideron veten, qeveri e shtetit të pavarur, prandaj bëhen koncesione e lëshime karshi fqinjëve, siç është rasti më Asociacionin, Demarkacionin tash se fundmi edhe me marrëveshjen e kodit të telefonisë. Të gjitha këto, por jo vetëm, në njëfarë mënyre po e godasin pavarësinë e Kosovës”.
“Pavarësia nuk është vetëm, hajde po e shpallim, por është, ajo që vjen pas saj, mbajtja gjallë e idealit të atyre që sakrifikuan çdo gjë për të ndodhë 17 shkurti 2008, e për të zgjedhur institucione të pavarura të Kosovës së përhershm”, është shprehur ai, përcejll lajmi.net
Lekaj ka thënë se duke qenë që se kjo datë koincidon me një segment të pavarësisë së vendit, atë të zgjedhjeve, do të ishte po aq patriotike që po sot të shpalleshin zgjedhjet e t’i pavarësonim institucionet edhe një herë, por kësaj radhe nga kapja prej krimit dhe korrupsionit dhe kthimin e tyre në qëllimin për çka edhe krijohen, shërbimin ndaj qytetarëve.






















