Sipas Lekajt, një akt i tillë është i dënueshëm dhe i pafalshëm.
“Në këto momente, ndajmë shqetësimin për këtë rast të paprecedentë me ish-gazetaren tani politikane, Arbana Xharra, ndaj se cilës ka ndodhur sulmi, dhe me familjen e saj dhe bëjmë thirrje që ky rast të zbardhet sa ma parë nga organet kompetente”, ka thënë ai.
Ja shkrimi i plotë:
“Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe demokratik.
Në demokraci nuk guxon askush të tentojë që ta ndrydhë apo t’i kundërpërgjigjet fizikisht konceptit apo mendimit politik ndryshe.
E dënueshme, e pafalshme sulmi ndaj kujtdo që mendon ashtu siç ai ose ajo dëshiron të mendojë politikisht.
Rreshtimi i njerëzve në koncepte politike nuk duhet të jenë e as të pranohen si motive për tu sulmuar fizikisht në mes vete njerëzit e Kosovës.
Qeverinë e Kosovës, parlamenti e ka rrëzuar për t’i dhënë shansin sovranit që të bëjë një tjetër përzgjedhje për tu qeverisur ndryshe për vete dhe për Kosovën e jo për tu nxitur sulme fizike, si ai i orëve të fundit ndaj ish-gazetares, Arbana Xharra.
Ndryshimi i modelit qeverisës do të vjen paqësisht përmes votës së qytetarëve, e jo keshtu siç dikush apo disa kanë përzgjedhur, që kjo të ndodhë permes dhunës fizike për të shtyrë përpara ideologji që nuk i shkojnë në favor të së tashmes dhe të ardhmes së Kosovës e qytetarëve të saj.
Në këto momente, ndajmë shqetësimin për këtë rast të paprecedentë me ish-gazetaren tani politikane, Arbana Xharra, ndaj se cilës ka ndodhur sulmi, dhe me familjen e saj dhe bëjmë thirrje që ky rast të zbardhet sa ma parë nga organet kompetente”, shkruan Lekaj në Facebook.























