“Kam 5 ditë brenda, nuk e di çfarë flitet. Jam e tronditur. Nuk e di pse flitet për këto gjëra. S’kam dijeni për asgjë. Nuk di çfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut. Se di pse po më mbajnë brenda, se di çfarë ka thënë vajza”, u shpreh 40-vjeçarja.
Ndërkohë që vetë vajza e mitur E.Y kishte rrëfyer para grupit hetimor dhe psikologes abuzimin nga njerku i saj.
“Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: ‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, është shprehur e mitura.






















