Policia e Sarandës ka vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të deyres ish-drejtorin e ALUIZNI në Vlorë si dhe disa zyrtare të tjerë të ALUIZNI në Vlorë dhe Sarandë. Me kërkesë të prokurorisë së rrethit gjyqësor Sarandë është vendosur masa e sigurisë arrest me burg për Roland Tafilaj, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë, i perfshire edhe ne çështjen “Gjika”, Laert Cane, përgjegjës i sektorit të legalizimit në Sarandë dhe Feti Deromemaj, ish-shef i sektorit të ALUIZNI Vlorë, ndërkohë u shpall në kërkim Albana Nikolla, specialiste e ALUZINI Sarandë.
Po ashtu policia shpalli në kërkim edhe ish-kreun e ALUIZNI-t të Sarandës, Vesel Koçiu i cili akuzohet për legalizimin e paligjshëm të 40 objekteve pa leje në zona të mbrojtura dhe muzeale në Sarandë dhe Ksamil.
















