• Latest
  • Trending
  • All

Lehne: Nuk pritet të ndryshojë mbështetja amerkiane për Kosovën

11/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lehne: Nuk pritet të ndryshojë mbështetja amerkiane për Kosovën

11/02/2017
in Aktualitet, Lajme
Lehne thotë se “në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim”.

Deutsche Welle: Në disa vende në Ballkan, ambasadorët amerikanë akuzohen nga figura publike për përzierje, madje ushtrim presioni. Në Shqipëri kryeprokurori i vendit bën fjalë për presion, në Maqedoni u fol për ndikim direkt në politikë. Më parë nuk dëgjoheshin kaq hapur zëra të tillë. Si e shpjegoni këtë?

Stefan Lehne: Në fakt më duhet të them, se gjatë angazhimit tim prej 10 vjetësh në Ballkan e kam dëgjuar shpesh këtë. Grindje me politikanëve lokalë dhe ambasadorëve amerikanë ka pasur herë pas here. SHBA-ja është një vend i fuqishëm, ambasadorët luajnë rol aktiv, kjo sjell herë pas herë fërkime. Nuk shoh ndonjë zhvillim të ri këtu. Roli i diplomacisë ndërkombëtare nuk është aq i fortë si në vitet ‘90-ta, rajoni është stabilizuar, prandaj edhe roli nuk është më aq vendimtar si atëherë, por ky ndikim është prapë i madh, ka prezencë ndërkombëtare, edhe këto vende ndjekin politikën e afrimit me BE-në, këtu ambasadorët luajnë rol të rëndësishëm.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këtë e kupton shpejt në rajon, ambasadorët i ke mjaft prezentë në medie, në vende të tjera nuk është kështu, a është kjo shenja më e qartë edhe e demokracive të brishta në këto vende?

Stefan Lehne: Kjo është një trashëgimi e së shkuarës. Sigurisht roli i bashkësisë ndërkombëtare në vitet ‘90-ta ka qenë i fortë dhe i pazëvendësueshëm, Kosova ka qenë protektorat, Bosnja-Hercegovina po ashtu. Kjo trashëgimi mesa duket vazhdon ende. Por faktikisht ky rol ka ardhur duke u zvogëluar e natyrisht forcat e ndryshme politike në rajon bazohen si edhe më parë tek mbështetja e personaliteteve të huaja, por edhe profilizohen në kurriz të tyre pjesërisht.

Sa kanë të bëjnë zhvillimet e lartpërmendura me ardhjen e një presidenti të ri në SHBA, Donald Trump? Mund të flasim për formacione politike të reja në rajon që duan, le të themi, të fitojnë mbështetjen e Trump për arritjen e projekteve të tyre politike?

Stefan Lehne: Më duket se kemi spekulime më shumë këtu se një bazë të vërtetë. Ajo që mund të thuhet me shumë gjasa është që Ballkani nuk gjendet në prioritetet e administratës së re. Ata kanë shqetësime të tjera, Kina, Meksika, Rusia. Ballkani zë një vend të vogël aty. Ndoshta me zonjën Clinton mund të ishin ndryshe gjërat, për shkak të përvojave të saj personale, si gruaja e ish-presidentit amerikan në vitet ‘90-ta, ajo mund të kishte pasur një lidhje më të fortë me këtë rajon. Por nga ana përmbajtjesore, nuk mendoj se politika amerikane do të ndryshojë shumë, nuk kemi deri më tani ndonjë deklaratë nga ndonjë funksionar. Mendoj se angazhimi do të jetë më i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’do të ketë vendin e vet, sepse amerikanët kanë një influencë shumë të madhe në rajon, e mendoj se ambasadorët do të mbeten aktorë të rëndësishëm, edhe ndoshta nëse kanë më pak mbështetje nga Uashingtoni, gjithsesi roli i tyre do të jetë i fortë.

Çfarë ndryshimesh mund të priten në politikën e Trumpit për Ballkanin?

Stefan Lehne: Teorikisht po, por para së gjithash do të ketë shumë më pak angazhim. Besoj se do të ketë më pak aktivizëm, por edhe më tej influencë në sfera të caktuara. Ndërsa lidhur me përmbajtjet, tani spekulohet shumë, sesi do të jetë marrëdhënia me Rusinë, do të ketë pajtim apo një përplasje të re, kjo mund të ketë ndikime edhe pse jo të drejtpërdrejta në politikën për Ballkanin.

Në ç’kuptim?

Stefan Lehne: E kuptoj se në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim.

Në medie flitet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, një temë tabu deri më tani. Mendoni se kjo mund të kthehet në një temë nën administratën Trump?

Stefan Lehne: Ka pasur artikuj që sinjalizojnë një hapje për riorganizimin territorial të Ballkanit. Kjo është absolutisht e pakuptueshme për mua, për administratën e re kjo nuk do të jetë një temë parësore. Ata kanë shqetësime të tjera, një politikë e re e ndryshimit të kufijve kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm e intensiv. Kjo nuk pritet aspak tani. Mendoj, se administrata e Trumpit, kur të zhvillojë politikën për këtë rajon, e kjo do zgjasë disa muaj, sepse ende nuk është përcaktuar personeli, do të ecë në drejtimin mundësisht të ruajë stabilitetin në Ballkan. Jam gati i sigurt që tendenca e politikës amerikane do të jetë në drejtim të ruajtjes së statusquosë. Pa harruar që ndryshimi i kufijve nuk do të thotë patjetër paqe, sidomos në Ballkan…

Po, këto janë gjoja-zgjidhje, që në fakt rindezin konflikte të reja. Edhe aktorët kryesorë politikë në rajon janë të mendimit se rindarja e territoreve do të sillte më shumë tragjedi se zgjidhje.

Tensionimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, gjendja në Maqedoni, zhvillimet e fundit të bëjnë të pyesësh, a po rizgjohen fantazmat e së shkuarës në Ballkan?

Stefan Lehne: Shqetësimi im nuk është ringjallja e konflikteve, por stanjacioni i përgjithshëm, pra kur rajoni nuk ecën përpara, as ekonomikisht, as nga strukturat politike, ose që problemet e mbetura nga e shkuara vazhdojnë të mbeten të ngrira pa bërë progres. Letargjia është rreziku më i madh.

Si e shikoni rolin e BE-së në Ballkan aktualisht. Perceptimi i unionit ka ndryshuar pas krizave brenda BE-së, duket një lloj paralizimi, a po e konkurrojnë BE-në fuqi të tjera si Turqia e SHBA-ja?

Stefan Lehne: Nuk mund të flitet për paralizim. Natyrisht për shkak të krizave të brendshme, influenca e BE-së është zvogëluar, edhe perspektiva e anëtarësimit ka humbur mjaft besueshmërinë, prandaj është e rëndësishme që jo vetëm Komisioni, por edhe vende të tjera si Gjermania apo vende pranë si Italia të mbeten të angazhuara. As vendet e rajonit nuk kanë një alternative tjetër strategjike se orientimi në BE, e as unioni nuk ka alternativë tjetër, pasi ai ka investuar shumë, për t’i hedhur poshtë këto investime. Si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE-ja është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuara, sesa vende të tjera, më shumë se SHBA-ja, Rusia e Turqia që do të jenë ndonjëherë.

Stefan Lehne është studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel. Politika e jashtme e BE-së dhe marrëdhëniet e vendeve anëtare, si edhe Ballkani, janë në fokus të studimeve të tij.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Tërmet i fuqishëm në Filipine, 15 të vdekur

Next Post

Selimi: Demarkacioni nuk është kusht për ushtrinë, Qeveria po luan lojë të rrezikshme

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Selimi: Demarkacioni nuk është kusht për ushtrinë, Qeveria po luan lojë të rrezikshme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.