Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi ajo arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve franceze, ku do të përballet me kandidatin e qendrës Emmanuel Macron.
Marin Le Pen këtë e bëri të ditur në një intervistë në televizionin francez “France 2”.
Ajo tha se “sonte vendosa që të lë presidencën e Frontit Kombëtar. Unë do të jem mbi konsideratat partiake”, deklaroi Le Pen, shkruan BBC.
Nuk është e qartë nëse vendimi i saj do të jetë i përhershëm, ndërsa ajo deklaroi se Franca po i afrohet një momenti vendimtar.
Le Pen mori drejtimin e Frontit Kombëtar në janar 2011 nga babai i saj dhe ndihmoi që kjo parti të arrijë sukses të madh në zgjedhje rajonale.
Të dielën në përballjen presidenciale Marine le Pen siguroi 7.6 milion vota, 2.8 milion më shumë sesa babai i saj Jean-Marie le Pen në vitin 2002.
Partia e saj kërkon që të pakësojë emigracionin, të kufizojë tregtinë e lirë dhe të ndryshojë raportin francez me Europën.






















