Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM) ka dënuar dhunë policore kundër shqiptarëve të ushtruar sot në Shkup.
LDSHM konsideron se protesta e shqiptarëve ishte e drejtë, pasi u ngritën për një rast ku u shkelën elemntet më elementare të demokracisë, ku gjykata dënoi me burg përjetë shqiptarë pa patur prova për to.
“Në rast se BDI nuk pajtohet me policinë e Maqedonisë dhe është në krah të shqiptarëve kërkojmë që urgjentisht të lëshojë koalicionin qeveritar dhe të rreshtohet në krah të popullit që i dha shumicë absolute që ti mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptar dhe jo përmes policisë ku ka zv.ministër të rrahë dhe maltretojë popullin e vet. Po ashtu kërkojmë nga partitë politike shqiptarë që në shenjë protestë të lëshojnë të gjitha institucionet e Maqedonisë duke nisur që nga parlamenti duke shpallur padëgjueshmëri qytetarë dhe fillojnë konsultimet për formimin e parlamentit shqiptar në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e LDSHM-së.
Lidhja e Diaspores shqiptare thotë më tej se në rast se partitë shqiptare nuk veprojnë në rastin “Monstra”, populli shqiptar do ta marrë vetë në dorë situatën përmes vetëvendosjes
LDSHM shprehet se BDI nuk është në qeveri për ti shërbyer Gruevskit, por ëhstë në qeveri për tiu shërbyer shqiptarëve dhe të drejtave të tyre.















