“Është jashtë çdo norme që nga një buxhet prej afro 74 milionësh, me afro 34 milionë të planifikuara për investime kapitale, për nëntë muaj (janar-shtator) të shpenzohen vetëm 11 milion, (32.98 %). Kjo nuk do mend se qeverisja në Prishtinë është e dështuar dhe e kolapsuar”, deklaron Shala.
Ai ka shtuar se “duke i shënuar dështimet, raporti, jo të fshihet nëpër adresa në emër të transparencës, por të debatohet në Kuvendin e Prishtinës dhe para mediave publike”.























