• Latest
  • Trending
  • All

LDK: Shpend Ahmeti dhe VV tentojnë vazhdimisht ta bllokojnë Kuvendin e Komunës

26/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LDK: Shpend Ahmeti dhe VV tentojnë vazhdimisht ta bllokojnë Kuvendin e Komunës

26/02/2017
in Aktualitet, Lajme

“Ato janë gënjeshtra rutinore dhe qasje arbitrare që kjo qeveri po manifeston  ndaj subjekteve tjera shumicë politike në Kuvendin e  kryeqytetit. Veprimet e tilla janë duke e ngufatur jetën politike, po e cungojnë demokracinë lokale dhe po prolongojnë zhvillimin e proceseve me interes për qytetarët e Komunës së Prishtinës”, thuhet në reagimin e Grupit të Asamblistëve të LDK-së në Prishtinë.

Kjo është komunikata e plotë:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Grupi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë shpreh shqetësimin ndaj veprimeve joligjore të kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe kabinetit të tij që cenojnë të drejtën e Kuvendit të Komunës për zhvillimin normal të mbledhjeve. Në vazhdën e  veprimeve arbitrare, kryetari i komunës nuk ka lejuar zyrën për informim të komunës për të njoftuar mediat dhe qytetarët për pjesëmarrje në mbledhjen e kuvendit të komunës, e cila ishte planifikuar për datën 24 Shkurt 2017. Ai po ashtu ka heshtur në kërkesën e kryesuesit për përcaktimin e pikave të rendit të ditës për mbledhjen e kuvendit të komunës, duke akuzuar kryesuesin e kuvendit për mosbashkëpunim. Veç kësaj, pengimi i shërbimit civil për të përgatitur kushtet administrative dhe teknike për mbledhjet e kuvendit të komunës, përbënë manifestim të sjelljeve të dhunshme dhe instrumentalizim të administratës komunale për qëllime partiake.

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve për zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës, grupi politik i LDK-së sqaron se:

Mbledhja e kuvendit të komunës është thirrë nga kryesuesi i kuvendit duke u bazuar në dispozitat e nenit 31 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale. Konform këtij neni, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës brenda afatit ligjor ka thirrur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës për datën 24 Shkurt 2017. Bazuar në  nenin 47.1 të këtij ligji, kryesuesi ka dërguar dy herë radhazi kërkesën tek kryetari i komunës Shpend Ahmeti për përcaktimin e pikave të rendit të ditës nga ekzekutivi, por i njëjti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Duke marrë parasysh se kryetari dhe ekzekutivi nuk kanë ofruar bashkëpunim për përgatitjen e pikave të rendit të ditës, kryesuesi është detyruar të thërras mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa, si trup përgjegjës për shqyrtimin paraprak të agjendës së kuvendit të komunës. Në mbledhjen e këtij komiteti nuk kanë marrë pjesë  përfaqësuesit e subjektit politik të Lëvizjes Vetevendosje në Prishtinë, me qëllim për të pamundësuar punimet e këtij Komiteti dhe Kuvendit të Komunës, mirëpo komiteti ka punuar me shumicën prezente të anëtarëve. Në mbledhje të komitetit kanë marrë pjesë shtatë anëtarë kurse katër kanë munguar.

Në ditën e planifikuar për mbledhje të kuvendit, kryetari i komunës Shpend Ahmeti, në mënyrë të kundërligjshme nuk ka lejuar shërbimin profesional dhe teknik të kuvendit për të kryer detyrat administrative-teknike, përkatësisht qasjen në pajisjet teknike të zërimit dhe  teleprezencës në sallën e kuvendit.

Kryetari i komunës po ashtu nuk ka lejuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për monitorimin e mbledhjes së kuvendit.

Shërbimi përkatës nuk ka ftuar mediet për përcjelljen e kësaj mbledhje, si dhe ka pamundësuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në punimet e kuvendit.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës nga Lëvizja vetëvendosje, pa arsye nuk i janë përgjigjur ftesës së kryesuesit të kuvendit për pjesëmarrje në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës. Sipas kësaj mund të vijë në shprehje zbatimi i nenit 37.2 pika e) i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit “anëtari i kuvendit të komunës pushon të jetë anëtar nëse nuk merr pjesë tre muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsye”.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës nga Lëvizja vetëvendosje pa arsye nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa. Sipas nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2014 për organizimin dhe funksionimin e Komiteteve të Obliguara në Komunë, të njëjtit rrezikojnë të pushojnë të jenë anëtarë nëse për tri herë radhazi nuk marrin pjesë në mbledhjet e këtij komiteti.

Andaj, veprimet e tilla të kryetarit të komunës dhe kuvendarëve të lëvizjes vetëvendosje, përbëjnë shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore si vijon:

Shkelje të neneve 39, 47, 52 dhe 45  të Ligjit Nr.03/L-040  për Vetëqeverisje Lokale.

Shkelje të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2014 për organizimin dhe funksionimin e komiteteve të obliguara në Komunë;

Shkelje të nenit 3 të Udhëzimit Administrativ Nr.05/2013 për transparencë në komuna;

Shkelje të neneve 4.1, 4.2 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ Nr.2012/01 për Monitorimin e Kuvendeve të Komunave përmes pajisjeve të teknologjisë informative “Teleprezencave”.

Grupi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse, e në veçanti Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si autoritet mbikëqyrës të komunave, të kërkoj nga kryetari i komunës që:

Të ndërmarr veprime konkrete për respektimin e legjislacionit të zbatueshëm për vetëqeverisje lokale;

Të respektoj hierarkinë e organeve të komunës, përkatësisht normën ligjore që cilëson kuvendin e komunës si organin më të lartë;

Të krijoj kushte normale për zhvillimin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës

Të ofroj bashkëpunim  për përcaktimin e rendit të ditës për mbledhjet e kuvendit të komunës;

Të marr pjesë në punimet e kuvendit të komunës dhe të raportoj në baza të rregullta kohore dhe çdo herë kur kërkohet nga kuvendi i komunës;

Që anëtarët e kuvendit të komunës nga subjekti politik i Lëvizjes Vetëvendosje të marrin pjesë dhe të mos bojkotojnë mbledhjet e komiteteve dhe Kuvendit të Komunës. Në të kundërtën të aplikohet dispozita përkatëse ligjore për humbje të mandatit të anëtarit të kuvendit të komunës.

Të caktoj anëtarët në komisionet komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike;

Të rezervohet nga sjelljet e dhunshme dhe asociale ndaj shërbimit civil të komunës;

Të njoftoj mediat për pjesëmarrje në takimet e kuvendit;

Të vëjë në funksion pajisjet teknike të zërimit në sallën e kuvendit;

Të jap llogari për të gjitha të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, lidhur me shkeljet e procedurave të prokurimit që dëmtuan buxhetin në vlerën mbi  500 mijë euro,  dhëniet e kundërligjshme të subvencioneve me dëm në vlerë prej 90 mijë euro, punësimet partiake, humbjet e orëve mësimore pa arsye në shkolla, dështimet në realizimin e projekteve kapitale, punësimet e 266 personave me kontratë mbi shërbime të veçanta,dështimet në planifikim, realizim dhe shpenzim të buxhetit komunal, si dhe të gjeturat e tjera në raportin e fundit.

Të njoftoj kuvendin për hapat e ndërmarrë në hartimin e planit të veprimit afatshkurtër për cilësinë e ajrit (kërkesë e adresuar nga niveli qendror për komunat)

Të raportoj  për masat e ndërmarra për trajtimin e qenëve endacak;

Të raportoj në kuvend për masat e ndërmarra për menaxhimin e mbeturinave;

Të raportoj  në kuvend për nivelin e zbatimit të obligimeve që dalin nga agjenda evropiane;

Të raportoj në kuvend për gjendjen e sigurisë në bashkësi.

Dhe shumë çështje tjera në interes të qytetarëve të komunës së Prishtinës.

Tags: albanian
Previous Post

Uglanin u reagon mediave serbe: Thaçi e bëri Kosovën shembull të shtetit shumetnik

Next Post

Mustafa: Qeveria ka arritur në kushte jo të zakonshme, e mundëm dhunën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mustafa: Qeveria ka arritur në kushte jo të zakonshme, e mundëm dhunën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.