Në një komunikatë të LDK-së, thuhet se lirimi i Haradinjat konfirmon luftën e pastër të UÇK-së.
“Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Sebisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte”, thuhet në komunikatë.
Haradinaj është liruar sot nga gjykata e Colomarit ku ishte ndalur që nga 4 janari, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.























