Gashi tha se bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, mos ofrimi i këtij shërbimi ngrit shkallën e rrezikshmërisë në rrugët tona si dhe pengon lëvizjen normale të këmbësorëve dhe automjeteve. Ai shtoi se Komuna e Prishtinës është e obliguar të mirëmbajë rrugët dhe hapësirat përkatëse gjatë plotë 24 orëve përgjatë 12 muajve të vitit, raporton lajmi.net
“Gjatë vitit 2015, Komuna nuk e ka kontraktuar asnjë kompani për mirëmbajtjen e sinjalizimit, si rezultat i pakujdesisë dhe keq menaxhimit, edhe pse i ka pasur të planifikuar për këto punë 200 mijë euro. Gjatë vitit 2016 ka lidhur një kontratë me një kompani, por sasia e kontraktuar ka qenë aq e vogël, sa që nuk i ka përmbushur kresat as për së afërmi. Kjo do të thotë se edhe në këtë vit rrugët e komunës janë të pa mirëmbajtura në aspektin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal”, tha Gashi.
Shefi i Grupit të LDK-së, thotë se “Sipas informatave që i kemi, tani komuna e ka përsëritur shpalljen e tenderit, por sa shihet në përshkrimin e projektit, koncentrimi është bërë vetëm në disa pjesë urbane, duke u anashkaluar ato rurale. Po ashtu dua t’ju njoftojë se sinjalizim nuk bëhet gjatë sezonit dimërorë, por vetëm gjatë verës dhe kjo punë që po e bënë komuna kësisoj nuk do koment”.






















