Asllanaj gjatë intervistës po ashtu ka folur rreth klimën biznesore në këtë komunë, duke theksuar se po krijojnë një infrastrukturë të mirëfilltë për të përmirësuar atmosferën e biznesit.
Ai tregon se cilat masa i kanë ndërmarrë për të zvogëluar burokracinë komunale. Madje Asllanaj tregon se a ka klimë të shantazhit dhe kërcënimeve ndaj bizneseve.
Ai ka folur edhe për borxhet e mbetura dhe shlyerjen e tyre, si dhe punët që i kanë kryer kompanitë pa kontrata e me të cilat janë duke u ballafaquar me procese gjyqësore.
Po ashtu ai ka folur edhe rreth projekteve të cilat i ka kryer gjatë mandatit qeverisës, rreth të hyrave vetanake, për të cilat ka treguar se kanë ngritje nga viti në vit.
“Është fat i mirë që gjithnjë kemi pasur një rritje permanente të të hyrave vetanake, çdo vit kemi pasur ngritje diku rreth 200 – 300 mijë euro mbi nivelin e vitit paraprak.
Këtë vit kemi diku 25 % më tepër të hyra vetanake se sa në vitin e kaluar”, theksoi ai. Po ashtu Asllanaj flet edhe për dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit dhe si do t’iu dalë në ndihmë fermerëve me subvencione.






















