Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se forcat shqiptare të sigurisë nuk duhet të jeni të pranishme në zonat e banuara me serbë, në veri të Kosovës, raporton DW.
Lavrov e ka bërë këtë deklaratë të martën, në një konferencë shtypi, lidhur me zhvillimet në Ballkan.
Ai ka thëns se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar parandalimin e eskalimit të situatës në rajon.
Reagimet e ministrit të Jashtëm rus vijnë pas incidentit të fundjavës me trenin e nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Treni, i cili ishte veshuar me parullën “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë, nuk kishte leje qarkullimi nga autoritetet e Kosovës.
Për këtë arsye, ai nuk u lejua të futet në Kosovë, gjë që nxiti reagime të ashpra në Beograd. Presidenti Tomislav Nikoliq dhe Kryeministri Aleksandar Vuçiq përcollën edhe kërcënime e mesazhe luftënxitëse.























