Laura Vorpsi nuk do të jetë më zëdhënëse e Partisë Demokratike. Pedagogia e “Të drejtës penale” në fakultetin e Drejtësisë do të largohet nga kjo detyrë. Lapsi.al mësoi se vendimi është marrë dhe ai do të bëhet publik ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në të njëjtën ditë do të prezantohet edhe zëdhënësja e re, që lapsi.al mëson se do të jetë një figurë që vjen nga bota e medias. Ndërsa Laura do të largohet drejt Gjermanisë ku do të ndjekë për 3 muaj një program intershipi në CDU, partinë e kancelares Merkel.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















