Latifi-Pupovci: Qysh në fillim dua të ceki se autopsia e Astritit është bërë në mënyrë profesionale nga mjekët ligjorë vendorë dhe personeli tjetër që mori pjesë në ekspertizën mjekoligjore. Por, fatkeqësisht raporti nuk shtjellon në mënyrë të besueshme se si janë shkaktuar të gjeturat e autopsisë. Mjeku ligjor nuk e ka për detyrë vetëm të përshkruajë të gjeturat e autopsisë, por bazuar në provat të mundohet të gjejë edhe mënyrën se si janë shkaktuar dhe arsyetuar lëndimet. Për të thënë se është vrasje apo vetëvrasje, raporti i autopsisë duhet të jetë i shtjelluar maksimalisht, ndërkaq fryma e këtij raporti është e tillë që vetëvrasjen e merr si supozim fillestar, prandaj edhe përfundimi nxirret mbi këtë supozim, duke e përjashtuar mundësinë tjetër, atë të vrasjes.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















