Ata me një ‘pironar’ janë duke e hequr sheshin që në fakt është një vazo e betonit me një diametër prej 1.5 metra dhe që ndodhet në udhëkryqin kryesor në lagjen e boshnjakëve.
Banorët nuk kanë dashur të flasin lidhur me këtë çështje.
Ndryshe, ky shesh ishte vendosur në korrik të vitit 2014, nga vet banorët e këtushëm, në shenjë sensibilizimi për institucionet, kundër veprimit të sheshit “Car Lazar”, në veri të Mitrovicës.