Tre mjekët e arrestuar nga Policia e Kosovës para disa ditësh, nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ryshfet, janë larguar sot përkohësisht nga puna.
Në një njoftim nga QKUK thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Curr Gjocaj, bazuar në nenin 73, alinea 1, paragrafët 1.1 dhe 1.2 si dhe në nenin 74 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, mori vendim për largim të përkohshëm nga puna të dr. D. Gorani, N. Zeqiri dhe infermierit M. Abazi.
Gjatë kësaj periudhe deri në përfundim të procedurave ligjore, në bazë të nenit 74 të Ligjit të Punës, Nr. 03/L-212, atyre u takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%.
Të larguarve përkohësisht u ndalohet hyrja në objektet e QKUK-së, nga data 13.10. 2014, deri në përfundim të procedurave ligjore, përveç nëse ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK, ka kërkuar nga Drejtori Spitalit të Pejës që të ndërmarrë masa ligjore ndaj të punësuarve në këtë Spital. Drejtori i Spitalit të Pejës, Dr. Skender Dreshaj, bazuar në legjislacionin në fuqi ka larguar përkohësisht nga puna dy doktorët e tjerë R. Emra dhe E. Muhaxheri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















