• Latest
  • Trending
  • All

Largohen nga puna 4 mijë mësues

04/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Largohen nga puna 4 mijë mësues

04/11/2014
in Lajme, Vendi

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë lënë në dorë të mësuesve jashtë profilit, pa arsimin përkatës apo mësues që nuk i realizonin kurrë orët e tyre. Bazuar në inspektimin dhe monitorimin e komisioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, faktet tronditëse u bënë të ditura nga ministrja Nikolla, e cila raportoi për rreth 4 mijë mësues, të cilët janë punësuar në arsim, por nuk e meritojnë vendin që kanë. Ajo bëri të ditur se fati i tyre nuk do të jetë ky që kanë aktualisht, por do të ketë pezullime apo transferime, në mënyrë që çdo mësues të jetë në profilin e vet.  Ministrja Nikolla në fjalën e saj theksoi se “nga inspektimi i bërë nga MAS janë gjetur 2065 mësues jashtë profilit të tyre dhe 1984 mësues pa arsimin përkatës. Kjo është shokuese. Ne do të punojmë për të transformuar realitetet. Sigurojmë çdo prind e çdo nxënës se para çdo fëmije do çojmë mësuesit që ata meritojnë, duke ofruar cilësi në çdo shkollë. Nuk e masim punën tonë me “sa keq e gjetëm sektorin”, por se çfarë do bëjmë. Rruga jonë i takon përgjegjësisë, duke drejtuar së pari gishtin te vetja, e duke dhënë llogari”, – tha ministrja Nikolla. Ministrja vuri theksin tek reforma në arsim, duke u shprehur se në çdo klasë do të ketë mësues të profilit përkatës, të cilët do të ofrojnë cilësi në mësimdhënie. “Kryefjala ka qenë dhe mbetet përmirësimi i shërbimit për 532 mijë përfituesit e drejtpërdrejtë në sistemin e arsimit shqiptar dhe ngritjen e një sistemi solid për të tjerët që vijnë.  Ndaj ne u angazhuam dhe realizuam inspektimin e plotë të cilësisë së burimeve njerëzore në shkollat tona, sepse asnjë reformë nuk është e mundur pa mësues që ofrojnë cilësi”, tha Lindita Nikolla. Brenda dhjetorit të këtij viti do t’i jepet fund situatës me mësues jashtë profilit në shkolla dhe do të bëhet edhe licencimi i mësuesve, proces ky i cili do të përmbyllet në maj të 2015. “Do të realizojmë provim kombëtar për të gjithë aplikantët që kane aplikuar në portalin tonë. Ky testim do të monitorohet nga MAS. Deri në dhjetor do t’i japim fund historisë së mësuesve pa arsimin përkatës. Do të publikojmë dhe kalendarin për mësuesit. Sepse do të licencohen të gjithë mësuesit që janë në sistem”, – tha Nikolla.

“Duhet të punojmë shumë për të ndryshuar situatën. Ka pasur emërime pa kriter, me mësues që kanë shmangie nga profili. Ndërkohë që kemi evidentuar edhe mësues pa arsimin përkatës, të pa licencuar. Në shkolla nga buxheti i shtetit janë shpenzuar para për më shumë orë mësimi, por këto orë nuk janë realizuar, ndërsa mësuesit ishin paguar me orë të plotë. 2065 mësues janë jashtë profilit. Problematike paraqitet situata në Librazhd, Gjirokastër, Përmet”, – u shpreh Ministrja Nikolla. Por, sistemi arsimor, duke u parë në marrëdhënie zinxhir, me trinomin mësues, prindër, nxënë është komentuar nga ministrja e Arsimit, si një proces i cili do të riformatohet dhe fati i keq i pezullimit të mësuesve jashtë profilit, do të konsiderohet si fat i mirë për 532 mijë nxënës dhe prindërit e tyre. Ndërkaq u bë e ditur se do të hapet shkolla e drejtorëve, e cila do të jetë një tjetër mbështetje që do t’i jepet mësuesve,  të cilët duan të bëhen drejtues”, tha ministrja.  Ne, vijoi Nikolla, “do t’i japim fund brenda dhjetorit kësaj situate me mësues jashtë profilit. Do licencohen të gjithë mësuesit që janë në sistem dhe janë konform profesionalizimit të tyre. Deri në muajin maj të vitit të ardhshëm do të përmbyllet procesi i licencimit të mësuesve, duke krijuar data-basen e nevojshme për të bërë transparent këtë proces”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Provimi kombëtar 

Në 30 nëntor do të krijohet një portal kombëtar për të pritur të gjithë aplikantët për mësues. Në 30 dhjetor do të realizohet provimi kombëtar për të gjithë aplikantët, sipas profilit të tyre dhe qarkut të përzgjedhur. Nga 1 janari do të nisë rekrutimi i mësuesve vetëm sipas parimit meritë-preferencë.

Në dhjetor do të krijohet një kalendar për marrjen e licencës së mësuesit. Në muajin maj do të përmbyllet licencimi, ndërsa në qershor do të krijohet database kombëtare e mësuesve.

Raporti

Nisma ka filluar të zbatohet një vit më parë për organizmin e sistemit parauniversitar, kurrikulën, sistemin e sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit profesional të punonjësve arsimorë. Fillimisht u përzgjodhën me konkurs drejtorët e 13 drejtorive Arsimore Rajonale dhe 25 zyrave Arsimore. 26867 mësues të 1726 shkollave 9-vjeçare dhe të mesme votuan mbi performancën e drejtorëve. Nga 3064 mësues në atestim, 345 prej tyre morën vlerësim të dobët dhe kalueshmëria në vitin 2014 doli 88.7 për qind nga 96 që ishte një vit më parë.

Në muajin gusht u krye inspektimi i 38 njësive arsimore vendore ndërsa në muajin tetor u monitoruan aktet nënligjore me qëllim identifikimin e problematikës, në raport me cilësinë e burimeve njerëzore dhe krijimin e mundësisë për hartimin e një Plani Kombëtar për korrigjimin e këtyre problematikave.

Monitorimi synonte identifikimin e nivelit arsimor të mësuesit, nëpërmjet të cilit do të nxirrej numri i atyre pa arsim përkatës, pa provim shteti dhe mësuesit jashtë profilit. Në total, në 11 ditë monitorimi në të gjithë vendin dolën faktet dhe problematikat, të cilat u prezantuan ditën e djeshme. Nga të dhënat rezulton se ka mësues që kanë mbaruar studimet për Matematikë apo Histori dhe japin mësim në lëndën e Edukimit Fizik. Mësues që kanë mbaruar studimet për Edukim Fizik japin mësim në lëndët TIK dhe Edukim Figurativ.

Shifra

1184 mësues më tepër sesa nevoja në ngarkesën mësimore. Gjithashtu, rezulton se ka mësues, të cilët edhe pse nuk kanë dhënë asnjë orë mësimi, paguhen me pagë të plotë dhe ka shkolla ku punojnë 21 mësues në vend të 14 mësues që nevojiten.

Kryeministri premton reformë radikale në arsimin parauniversitar.  Deri në qershorin e vitit 2015 do të ketë një sistem me bazë të dhënash për çdo mësues të Shqipërisë, me kreditit përkatëse

Në janar, vetëm me licenca

Shifrat dje u bënë konkrete, ndërkohë që prej mëse një viti ishte përfolur problematika e arsimit. Jo vetëm nga rezultatet e nxënësve a standardit të shkollave, por edhe për mësuesit e punësuar në sektorin e arsimit. Bazuar te rezultatet, edhe reforma e ndërmarë do të jetë e thellë. Kështu, nga janari i vitit 2015 do të nisë licencimi mësuesve, të cilët do t’i nënshtrohen provimit përkatës, proces ky i cili do të përmbyllet në muajin maj. Kryeministri Rama tha se me realizimin e këtij procesi, në muajin qershor do të përgatitet një sistem database për secilin mësues, ku do të shënohen vitet e punës si dhe kreditet përkatëse. “Pasi të mbyllet faza e parë deri në fund të dhjetorit për të pastruar sistemin dhe për të larguar mësuesit pa arsim përkatës e ata jashtë profilit, ne do të hyjmë në fazën e licencimit të çdo mësuesi të Republikës së Shqipërisë. Fati i mësuesve nuk mund ta varet as nga partia që fiton a humb zgjedhjet, as nga drejtori i zyrës apo i rajonit , por duhet të varet vetëm nga aftësitë e veta të provuara përmes provimit kombëtar dhe të mishëruara në licencën e mësuesit, bashkë me kreditet e marra nga provimi. Duhet të rilindim autoritetin e mësuesit. Si mundet ne që dikë që ka studiuar gjermanisht ta vëmë mësues të gjuhës angleze. Këto gjëra do ishin për të qeshur me të madhe, nëse nuk do ishin realiteti dramatik sot. E ndërsa bëhen transferime nga më të ndryshmet. Dhe këto janë gjëra që kanë ndodhur çdo vit. Jemi këtu për të përcaktuar ilaçet sado të hidhura, që të kurojmë dhe shërojmë sistemin nga kjo sëmundje. Nuk i trembemi hidhësisë së ilaçit, kur e dimë se ai është i duhuri. Të jesh mësues nuk është vend pune, është mision. Deri në qershorin e vitit 2015 do të ketë një sistem me bazë të dhënash për çdo mësues të Shqipërisë, me kreditit përkatëse. E shoh me entuziazëm edhe idenë për shkollën e drejtuesve të shkollave”, – tha kryeministri Rama.

“Rezultatet e raportit për burimet njerëzore në arsimin parauniversitar në vend janë alarmante dhe turpëruese. Gjetëm mësues ma arsim e jashtë profilit. Do bëjmë transformim rrënjësor për vendin. Nuk mund të ecim përpara me të shkuarën. Reforma në arsim është një proces që duhet të vijojë pa limit. Në arsimin parauniversitar ne do të bëjmë revolucion. Në këtë sistem duhet të vrapojmë, dhe operacioni duhet radikal dhe pa mëshirë, se këtu nuk luhet fati i një qeverie, por i një gjenerate të tërë, i të ardhmes së vendit”, – tha Rama.

“Sot jemi në një moment shumë kritik, sepse nuk mund të tolerojmë që fillimi i vitit 2015 të jetë vazhdim i vitit që po mbyllet si pjesë e një zinxhiri të gjatë vitesh ku në Shqipëri është cenuar drejtpërdrejt e ardhmja e mijëra fëmijëve të pafajshëm në Shqipëri, për dy arsye; nga njëra anë klientelizmi politik dhe nga ana tjetër korrupsioni”,

“Asnjë mësues pa arsim përkatës, asnjë mësues jashtë profilit të mos mundet t’i marrë më shtetit përmes taksave të shqiptarëve asnjë rrogë duke filluar nga janari i ardhshëm”, – u shpreh kryeministri.

 

Previous Post

Këshilli drejtues i RTSH, 57 kandidatë në garë

Next Post

Mustafa: Rama në Serbi nuk do të kërkojë bashkim kombëtar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mustafa: Rama në Serbi nuk do të kërkojë bashkim kombëtar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.