Përfaqësuesit e tri partive politike, që përbëjnë koalicionin LAN, kanë marrë mbështetje nga partitë e komuniteteve pakicë për krijimin e një grupi të madh parlamentar kundër PDK-së.
Kështu të paktën ka deklaruar i nominuari për kryeministër nga radhët e LAN-it, Ramush Haradinaj, pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, por jo edhe me Listën “Srbska”.














