• Latest
  • Trending
  • All

Lamtumirë BE, mirëardhsh NATO?

15/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Lamtumirë BE, mirëardhsh NATO?

15/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Bashkimi Evropian e mban Ballkanin siç e mban litari të varurin. Këtë dëshiroja të shkruaja në fund të samitit të parëndësishëm të Parisit të hënën e kaluar, para se të kuptoj se do të ishte edhe më e saktë të thuhet se Ballkani është ai që po e mban BE-në (pra ashtu si e mban litari të varurin).

Kush në fakt ka më shumë nevojë për tjetrin në këtë lojë të të mashtruarëve siç është bërë «procesi i integrimit»? Liderët e Ballkanit, këta autokratë të vegjël të korruptuar dhe mendjemëdhenj, arritën të zverdhur nga frika të hënën më 4 korrik në Pallatin e Elizesë. Të gjitha burimet e besueshme konfirmojnë frikën e tyre. Të zverdhur nga frika, sepse prisnin realisht që t’u kumtohej fundi i procesit të zgjerimit… Por ja që jo! “Fjalët e bukura” boshe dhe të kota të Hollande-it, Merkel-it, Mogherini-t dhe të tjerë mjaftuan për t’ua hequr frikën: megjithë Brexit-in, zgjerimi mbetet në rend dite. Natyrisht se jo për ditën e nesërme, e as për pasnesër, as për muajin tjetër, por një ditë ai do të vi… Këto fjalët e bukura janë sikur t’i jepet pak oksigjen dikujt që mbytet para se t’i futet koka përsëri nën ujë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Elitat mediokre politike në Ballkan kanë nevojë për këtë vrullimë oksigjeni meqë programi i tyre i vetëm politik, faktori i vetëm i tyre i legjitimimit politik dhe moral mbështetet mbi këtë premtim: integrimi (shoqëruar me premtime të pafunda për qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe zhvillim ekonomik). «Fjalët e bukura» ua dhanë këtë vrullimë oksigjeni shpëtimtare dhe ata shpresojnë- si kasta politikëbërëse compradore– ta ruajnë kokën mbi ujë, qoftë edhe duke i zhytur më shumë popujt e tyre. Por liderët evropianë kanë edhe më shumë nevojë të shtirren, të bëjnë «sikur» se megjithë realitetin e Brexit, iluzioni i zgjerimit ka ende kuptim dhe realitet. The show must go on, e për këtë, bashkëpunimi i elitave politike ballkanike është i domosdoshëm: vetëm ata mund të japin një sikurse kredibiliteti për projektin evropian, duke krijuar përshtypjen se ai mbetet i dëshiruar dhe realist, që sikur ekziston ende një dinamikë politike.

Më dinakët nga liderët ballkanikë do të dinë të negociojnë, nga ky pozicion paradoksal fuqie që e zotërojnë, në të mirën e interesave të tyre : natyrisht  jo për të siguruar favore reale për shtetet e tyre, por për të mënjanuar çdo kritikë që do të mund të shpërfaqej mbi prirjet e tyre autoritare dhe afariste. Kumbara Gjukanoviç dhe dinaku Vuçiç e kanë kuptuar mirë, prandaj edhe u larguan me plotë besim nga Pallati i Elizesë.

Miku im Arsim Zekolli më rikujtonte në Shkup para një kohe se rënia e Perandorisë Romake ishte bërë evidente kur «barbarët» pushtuan qendrën e Perandorisë: jo njëherësh me armë, por para së gjithash, kur prijësit e fiseve «aleate», ata që duhej të ruanin limes-at, kufinjtë e perandorisë, fituan peshë politike të mjaftueshme për t’i diktuar agjendat e tyre politike dhe për të imponuar perandorët që donin ata. Bashkimi Evropian ka ende iluzionin se është i fortë dhe i fuqishëm, por në realitet, shefat e veckël të «fiseve aleate», të «federuarit» e limes-ave ballkanike kanë fituar tashmë një pushtet politik tejet të madh në Bruksel, në vetë zemrën e sistemit, njëkohësisht përmes rrjeteve të atyre që u detyrohen ngase i  financojnë, në Parlamentin Evropian, në Komisionin Evropian, por sidomos sepse në situatën të ankthshme të vakuumit politik në të cilin gjendet Evropa, ata janë bërë të pashmangshëm.

Gjatë paraqitjes së tij për mediat, pas takimit me kryeministrat e Ballkanit perëndimor,  François Hollande ka precizuar sfidat e reja të «bashkëpunimit» midis BE-së dhe këtyre shteteve, me dy prioritete: luftën kundër terrorizmit dhe migrimet. Pasi e ka përsëritur refrenin e njohur mbi Evropën dhe paqen, Presidenti i Republikës ka folur me një ton të rëndë dhe të vendosur për këtë luftë kundër «migrimit» dhe për mbrojtjen e «kufijve tanë». Pra, Evropa na qenka çështje e mbrojtjes, e sigurisë dhe e kufijve; por për këtë, për t’i mbrojtur kufinjtë  «tanë» të rrezikuar nga hordhitë e egra, a është BE-ja ajo e armatosura më së miri?  Sigurisht që jo. «Evropa e mbrojtjes» është një temë e famshme argëtuese, e cila ndizte mbarimin e darkave në fundvitet 2000, por që askujt nuk do t’i shkonte ndër  mend t’a përmendte më.

Pra, po mbetet vetëm NATO-ja. E kjo aleancë, Zoti mos e bëftë, mbetet në shëndetin e saj më të mirë dhe vazhdon zgjerimin, pa hezitime dhe pa kokëçarje. Këtë fundjavë, gjatë Samitit të Varshavës, ajo do të konfirmojë përfundimisht anëtarësimin e Malit të Zi, duke i forcuar gjithashtu mekanizmat në Bullgari dhe në Rumani, e duke vazhduar lojërat e saja subtile të afrisë me Serbinë.

Përtej tallandive të kalendarit politik të përditshëm, le ta imagjinojmë Ballkanin pas pesë vitesh: asnjë shtet i ri nuk do jetë i anëtarësuar në BE, kjo është fakt; por NATO-ja do të mund ta përfshinte Serbinë, Kosovën, Maqedoninën, Bosnjën tërësisht ose pjesë- pjesë…

Duke konfirmuar kësisoji kapacitetin e saj të zgjerimit, NATO-ja imponohet si një aktor politik thelbësor, por natyrisht nuk propozon asgjë tjetër nga ajo që di të bëjë. Me Aleancën Atlantike, s’bëhet fjalë për demokraci, liri të shprehjes dhe asnjë model tjetër shoqëror; por vetëm  për mbrojtje dhe siguri. Shqetësimi i Aleancës Atlantike për funksionimin e shtetit të së drejtës në vendet kandidate ka të bëjë në realitet vetëm me funksionalitetin e shteteve që Aleanca dëshiron t’i integrojë- Turqia është kësisoj një shtet përsosmërisht funksional dhe që nga viti 1952, NATO nuk ka pasur asgjë për të thënë lidhur me gjendjen e lirive themelore në këtë shtet.

Iku pra «ëndrra evropiane», i mbetet vendeve të Ballkanit vetëm besnikëria ushtarake për t’ua garantuar «sigurinë» karshi kërcënimeve të jashtme- siç janë refugjatët e mjerë, të përzënë nga luftërat ose mjerimi- që do të vazhdojnë të kalojnë kufijtë e Ballkanit në mënyrë klandestine për t’iu afruar zemrës ende të pasur të Evropës; apo si «ariu rus», shumë i fantazmuar, i cili realisht nuk ka treguar asnjëherë prirje grabitqare mbi rajonin dhe në fund kërcënimi i hidrës së pakapshme të «radikalizimit islamik». Të rritet  kërcënimi i dyfishtë, ai i «carit» Putin dhe ai i «kalifit» të vetëshpallur Abu Bakr al-Bagdadi, është e domosdoshme për ta justifikuar nevojën e një aleance ushtarake të mbrojtjes dhe të sulmit.

Por vallë a nuk është më e logjikshme kështu? Mos është besuar ndonjëherë se ballkanasit do të bëhen një ditë evropianë «me të drejta të plota»? Ata më së shumti mund të pretendojnë statusin e ndihmësit të Perandorisë në dekadencë- ata që Roma i cilësonte si «popujt e federuar», të ngarkuar me  mbrojtjen e kufijve. E dimë, në rastin e Romës, si ka përfunduar historia, me shkatërrimin e  Romës nga po këta “barbarë” në vitin 476, por historia, shyqyr, nuk shkruhet kurrë paraprakisht. Dhe nëse «përsëritet», ajo bëhet njëhere në formën e një tragjedie, e pastaj në atë të farsës.

(Autori është historian dhe specialist për Ballkanin).

Tags: edi rama
Previous Post

Ilir Meta, presion apo skenar për rrëzimin e Ramës

Next Post

TAHIRI: I QËNDROJ DEKLARATAVE TË MIA, DO VAZHDOJ TË DENONCOJ ÇDO GJYQTAR TË KORRUPTUAR

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

TAHIRI: I QËNDROJ DEKLARATAVE TË MIA, DO VAZHDOJ TË DENONCOJ ÇDO GJYQTAR TË KORRUPTUAR

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.