• Latest
  • Trending
  • All

Lamtumirë e dashura Adelë! Theve tabu por s’të vlerësuan aq sa meritoje Ndjej një mal me fjalë sipër gjoksit për këtë vajzë që iku kështu papr

30/10/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 5 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lamtumirë e dashura Adelë! Theve tabu por s’të vlerësuan aq sa meritoje Ndjej një mal me fjalë sipër gjoksit për këtë vajzë që iku kështu papr

30/10/2017
in Aktualitet

Nga Anjeza Bojku

Adelë e dashur – e dashur për shumë vajza shqiptare për gjthçka që simbolizoje – na ke lënë të gjithëve pa fjalë dhe aq më tepër që nuk dimë si t’i shprehim. Nuk të njoha nga afër por përmes ekranit, para shumë vitesh të ndiqja me shumë kujdes në Big Brother. Njëra nga arsyet ishte se kisha shumë mall për vendlindjen time dhe doja të përmirësoja shqipen. Ishte hera e parë për mua që shikoja televizion shqiptar, aq më tepër një reality show, por qëlloi të ishte menyra më e lehtë dhe e shpejtë për të mësuar shqipen e përditëshme. Në atë program ti më godite menjëherë; Një vajzë shumë e bukur por dhe shumë e kufizuar dhe e shtrydhur nga normat dhe opinionet e skaduara të provincave. Një vajzë me vizion dhe largpamësi për një jetë dhe botë më të mirë dhe më të madhe. Ajo vajza e cila pati guxim të rrefej të vërtetën e jetës së saj, çka ishte e vërteta e shumë vajzave shqiptare: Jeta e gruas shqiptare në rrethana provinciale, e ngujuar dhe e paralizuar për të luftuar vetë për ëndrrat e saja. Jeta e paragjykimeve, fejesave të padëshiruara, përgojimeve, thashëthemëve dhe dhunës. Ti ishe bukuroshja e dërguar në emër të shumë bukuroshëve të tjera për t’u hapur sytë Tiranës mbi realitetin e trishtë të pjesës dërrmuese të gruas shqiptare teksa Tirana qëndrore shikonte vetëm xhiro, spektakël, dëfrim, mirëqënie, modernizëm, art, qejf, liri.
Por ja Kavaja ishte vend i mbetur në kohë me norma të panevojshme, por pse xhanëm të paragjykuan dhe nuk të pranuan as “qytetarët” e metropolit? Të gjykuan të gjithë (me pak përjashtime)! Madje këtyre të metropolit shqiptar – që e mbajnë veten për mëndje hapur, pro-gruas, pro-emancipimit dhe me norma perëndimore – nuk u falet fare sepse të paktën kishin njefar njohurie dhe diturie. Atyre në Kavajë dhe u falet sepse aq dinin dhe nuk pretendonin të ishin ndryshe, por kur pash që paragjykimet nuk të ndaluan në Kavajë por të ndoqën dhe në Tiranë, jam ndjerë vërtet shumë keq për vendin tim. Paragjykime, gjykime e përbuzje nga elita e Tiranës që në vend të të mbronin në gjirin e tyre, tentuan të të shkelin aq më tepër. Madje për mua u bënë të urryeshëm fare pasi pash një skenë në një spektakël vallëzimi tek E Diell dhe sesi të trajtuan si një qënie posht tyre; Ku zonja koreografe në vend që të afronte e të të falte mirësi e dashamirësi, zgjodhi të tregonte hundën e saj të përpjetë dhe me këtë sjellje të pahijëshme të tregonte se para saj ti ishe thjesht një provinciale. Ahhh sa gabim për të! Po sa e pavetëdijëshme ishte ajo zonjë (dhe sa figurë të neveritshme bëri) sepse e vetmja që u soll si provinciale pa manerizmat dhe klasin që pretendonte ishte vetë ajo. E kshu e kshu shumë raste tjera (me pak përjashtime) ku në vend që të të duartrokisnin për guximin, kurajon, vizionin dhe largpamësinë të zgjodhën si target për të treguar se sa më të “ngritur” ishin. Këta janë “zonjat” dhe “zotërinjtë” e vendit tonë i cili, si në provincë si në qytet, vazhdon me një mendësi Lindore ku parësore është klasa shoqërore e njeriut e jo karakteri individual i tijë.
Fatkeqësisht, duhet shumë kohë që elita të kuptoj që ngritja dhe klasi i vërtet janë modestia si në sjellje e si në paraqitje. Tirana të ofroi disa punë po, por nuk të pranoi dhe pse ishe përpjekur dhe kishe luftuar më shumë se shumë prej tyre. Jo, jo nuk të pranuan por të mbajtën në distancë për hir të të ruajturit të statusit social. Po këta njerëz që kanë në duar organizata e shoqata sociale për të ardhur në ndihmë të grave e të vajzave, po këta të mënjanuan dhe nuk të lejuan të kishe famën që të dhuroi populli. Famën që meritoje. Në sytë dhe mendjen e popullit ishe me më shumë popullaritet seç të lejuan institucionet mediatike shqiptare. Jam e sigurtë që ishin në dijeni për famën që gëzoje por kjo nuk mjaftonte. Duhej të ishe prej një familje e vjetër qytetare, mundesisht shumë paragjykuese, hundëpërpjetë dhe hipokrite. Por ti këto s’i kishe. Shqiptarët të donin e vazhdojnë të të duan pikërisht sepse ti s’i kishe këto karakteristika të kalbura të qytetit.
E dashura Adelë. Qofshë në paqe me engjëjt atje ku meritojnë të jenë njerëz si ti. Dhe pse e shijove atë botën e hapur e të lirë veç pak vite, emri yt do mbetet në histori. U bëre dhe do mbetesh simbol aspirues për shumë e shumë vajza të tjera. U hape rrugën, u dhe një hartë dhe i drejtove sesi me pak ëndërrim, dëshirë, vullnet dhe guxim mund të arrish shumë. Dhe pse mund të kishe arritur dhe më shume po mos kishe dhe gjykimet e Tiranës. Jam e bindur që do kishe arritur shumë më shumë por ja që Tirana që gjykon vende e njerëz larg saj nuk qenka dhe shume më mirë se ata. Lamtumire e dashur!

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Post Views: 69
Previous Post

Dhoma e zbuluar nga ushtarët britanikë, vendi ku shqiptaret përdhunoheshin nga paramilitarët serbë (Video)

Next Post

At Antonio Bellushi: “Nuk e harrojmë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

At Antonio Bellushi: “Nuk e harrojmë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.