Edhe banorët e kësaj ane u ankuan për gjendjen në këtë rrugë. Ata kërkuan nga Komuna e Prishtinës që të bëjë një nën kalim pasi që sipas tyre është shumë e nevojshme.
“Është shumë rrezik të kalosh rrugën. Zebrat janë shumë larg nga këtu. Është dashtë që kjo pjesë të rregullohet”, u shpreh një qytetar.
“Vija të bardha për kalim duhet me pas këtu. Të gjithë banorët e kalojnë rrugën këtu”
“Shumë rrezikojmë sidomos fëmija. Rruga është shumë keq. Prindërit detyrohen që ti përcjellin fëmijët për në shkollë. Automjetet lëvizin shumë shpejtë”, u shprehë një banore.
“Ne jemi të detyruar që të kalojmë. Shumë është rrezik. Duhet të bëhet një mbikalim ose nën kalim. Automjetet lëvizin shumë shpejt”, u shpreh një banorë.
Është rrezik. Por vendkalimi për këmbësorë është pak më larg nga këtu”, tha një qytetar.






















