Qytetarët e Kosovës besojnë se FSK është shtylla e Kosovës, por madje ka edhe të tillë që kanë ankesa, por këto ankesa ua drejtojnë qeveritarëve.
“Smuj me fol se veç e shkretoj, veç kishim luftu badihava e s’kishim pas për kon”, u shpreh një qytetar për rubrikën “LajmiVOX”.
Por, megjithatë ai i gëzohet faktit që nuk jemi më nën pushtimin serb.
“Shkaun se kemi më e as skemi me pas kurrë, shumicës u ka mbet ‘zhig’ po i hoqën, kofshmi falë gjeneralit Zahir Pajaziti e Adem Jashari që luftuan me zemër e shpirt”, vazhdoi ai.
Ndërkaq, një tjetër qytetar mendon se nuk jemi të organizuar vetë si shtet e madje as nuk jemi të vendosur për një ushtri të Kosovës.
“Fajet i ka qeveria, kemi mujt me i fitu vizat e tonat po nuk po don shumica se ki kundërshtar”, u shpreh ai.
Megjithatë, disa qytetarë tjerë e që shumë prej tyre nuk dhanë opinionin e tyre para kamerës, kanë besim se shpejt Kosova do ta ketë ushtrinë e saj.
https://dailymotion.com/video/x4vesm6






















