Bizneset ankohen se me të filluar punimet, puna e tyre ka rënë nga 50 deri në 95 për qind. Kurse, me ato të ardhura ata mbajnë familje, që nuk janë aspak të mjaftueshme. Sipas shumicës së tyre, Komunae Prishtinës, i ka fajet për këto vonesa pasi që ka kontraktuar kompani joprofesionale.
“Punimet mirë po duken por shumë ngadalë. Ka qen nevojë e kahershme që kjo pjesë të rregullohet. Tepër ngadalë po punojnë. U harru kur kanë filluar punimet”, u shpreh një qytetar për rubrikën “LajmiVOX”.
“Asesi hiq nuk po zhvillohen punimet, është dashtë moti të përfundojnë punët. As qereçin e punës nuk e kanë krye. Marrin tenderë kompani me dy punëtorë. Nuk punohen me dy punëtor. Këto vonesa po na pengojnë shumë. Tmerr është kjo gjendje këtu”, tha njëri punëtor.
“Punët nuk e di që sa kanë filluar. Punët po zhvillohen shumë mirë. Cilësia është shumë e duhur”, u shpreh një qytetar.
“Boll ngadalë është shkuar. Që një vjet kanë filluar punët”, tha një banore
“Me kaq pak punëtorë gjithë kjo plato nuk rregullohet”, tha njëri qytetar.
Por, numri i punëtorëve të cilët punojnë në plato, sipas qytetarëve është aq i vogël, saqë këto punime jo që nuk do përfundojnë do të zgjasin me vite.





















