Një ngjarje e rëndë ka tronditur Patosin mesditën e së enjtes, ku raportohet për një të vrarë dhe një të plagosur.
Përplasja me armë ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve pranë Poliklinikës së qytetit.
Sipas informacioneve të para raportohet se viktima dhe i plagosuri janë dy të rinj.
Policia mësohet se ka vënë në pranga autorin, por mbeten ende mister rrethanat e ngjarjes.



















