(I plotësuar 15:45) – Madje në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna, kurse shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan DailyMail.
Zëdhënësja e Policisë, Towe Hagg ka thënë se është një incident i dyshuar për terrorizëm.
“Një kamion ka plagosur njerëz në Drottningatan. Pashë qindra njerëz që vraponin për të shpëtuar”, ka thënë ajo.
Vetura godet njerëzit në rrugën e këmbësorëve në Stokholm
Një kamion ka goditur njerëz në rrugën kryesore të Stokholmit qendrorë, ka njoftuar policia suedeze.
Disa persona janë lënduar, ka thënë policia, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Incidenti ndodhi në Drottninggatan (Rruga e Mbretëreshës) një nga rrugët kryesore të qytetit, para orës 15:00 sipas kohës lokale.
Nuk dihen detaje të tjera apo nëse është sulm terrorist.
Lajmi.net do të ju mbaj të informuar në vazhdim…


























