Aksidentohet në rrugën e Kombit ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Nga informacionet e para, bëhet me dije se nuk ka të dëmtuar.
Shkak i aksidentit është bërë lagështira e tepërt në rrugë.
Si pasojë e kësaj, dy makinat e autokolonës janë përplasur njëra me tjetrën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gëziq, Mirditë.
Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar më hollësisht shkaqet reale të këtij aksidenti.














