Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi në 24 tetor 2019 se dislokoi në Serbi divizionin me sistemet e raketave “S-400” dhe “Pancir-S”, që do të marrin pjesë në manovrat e reja ushtarake në bazën ushtarako-ajrore serbe të Batajnicës.
Është hera e parë që Rusia dërgon në një shtet të huaj divizionin e sistemit të raketave moderne “S-400” për të zhvilluar manovra ushtarake. Ministria ruse e mbrojtjes nuk sqaroi përse shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ruse i kushton këtë vëmendje të posaçme strategjike vetëm Serbisë dhe përse tani.
Ndërkohë në Tiranë vazhdojnë me projektet e organizimit të mbrëmjeve të vallzimit dhe “shkuma parti” midis të rinjve shqiptarë dhe serbë për forcimin e miqësisë së pavdekshme shqiptaro-serbe dhe të mirkuptimit ballkanikoperëndimor.
Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…
Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....



















