Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 se do t’ju zgjatet viza.
“Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.:, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme



















