Kosova dhe Izaraeli do të nënshkruajnë me datë 1 shkurt 2021 marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Do të jetë Ministrja në Detyrë e Kosovës ajo që do të nënshkruajë marrëveshjen, të cilën e ka quajtur si momenti i një etape të re midis dy vendeve.
“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njohja e Kosovës nga ana e Izraelit vjen si rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në praninë e ish-Presidentit Donald Trump midis Kryeministrit në Detyrë Avdullah Hoti dhe Presidentit Serb Alexander Vucic.



















