Meqenëse sinjalizimet për këtë laborator droge erdhën pikërisht nga shteti Gjerman, një grup prokurorësh nga gjermania kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në hetimin e mëtejshëm të këtij rasti. Ky Laborator Kokaine është zbuluar mbrëmjen e ditës së mërkurë në Xibrakë të Elbasanit.
Në pranga të Policisë së Shtetit ranë 11 persona, mes tyre edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Bëhet me dije se në takimin me grupin e prokurorëve gjermanë janë shkëmbyer informacione për rastin në fjalë. Ka qenë një sinjalizim nga autoritetet gjermane që ka çuar në zbulimin e rrjetit të drogës. Lënda narkotike e llojit kokainë dyshohet se vinte nga Amerika Latine me kontejnerë në Shqipëri dhe kishte si destinacion tregjet evropiane.














