“Janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit në afërsi të ambasadës holandeze. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar personin i cili ka qenë në sigurim të Ambasadës, i cili ka njoftuar policinë lidhur me rastin”.
“Me urdhër të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë ku dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë gëzhoja. Në cilësinë e dëshmitarit janë intervistuar pronari i shtëpisë dhe nëna e dy të dyshuarve të cilët banojnë në atë shtëpi”, thuhet në njoftim.






















