Ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK” e cila ndodhet në lagjen Bair, dhe në këtë rrugë ndodhen tri shkolla të mesme të qytetit, ajo Ekonomike, Gjimnazi dhe shkolla e Mjekësisë.
Zahiti e ka konfirmuar se viktima nuk është nxënës i asnjërës nga shkollat e lartëpërmendura derisa merrt vesh i njëjti ishte student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”.
Ndërsa lajmi.net ka arritur ta sigurojë një fotografi të viktimës nga një lexues. Trupi i pajetë shihet i shtrirë në rrugë.



Lajmi.net ka siguruar edhe një tjetër fotografi të personit të vrarë i cili shihet i shtrirë në tokë, ndërkaq në dorën e tij mund të shihet edhe një shkop, megjithatë shkaku që i solli deri tek ky incident ende nuk është bërë i ditur.























