“Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë të qëndrueshme për tri ditët e para të javës, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.
Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperendimi me shpejtësi mbi 9m/s.






















