Ai ka thënë se liqeni i Batllavës i kanë mbetur edhe 1.5 metra deri në masën e mbushjes, ndërsa Badovcit edhe 1.2 metra.
“Situata pas reshjeve të javës që lamë pas ka përmirësuar dukshëm nivelet ne liqeve akumulues të Batllavaes dhe Badovcit. Tani për momentin kemi ne liqenin e Batllavës që ka mbetur edhe 1.5 metra deri në kuotën e kapërderdhjes ës, ose kuotën maksimale. Ndërsa liqeni i Badovcit për ta arritur kapërderdhjen ka edhe 1.2 metra dhe këto akumulime janë në nivele shumë të mira për këtë periudhë”, ka thënë Abdullahu për lajmi.net.
Abdullahu ka thënë se mbushja e liqeneve ndodhë zakonisht në pranverën e hershme, por sipas tij, nivelin maksimal liqenet e Kosovës do ta kenë shumë shpejt.
Ai ka thënë se për shkak të reshjeve të shiut ka ndodhë edhe turbullira e liqeneve, e sidomos të Batllavës, ku janë detyruar ta zvogëlojnë kapacitetin e prodhimit.
“Vikendi që lamë pas, prurjet e mëdha sidomos në liqenin e Batllavës kanë rritur shkallen e turbullirës deri në 50 NTU dhe falë angazhimit të punëtorëve kemi mbajtur kualitetin e ujit sipas standardeve, por kemi qene të detyruar ta zvogëlojmë kapacitetin e prodhimit që ka ndikuar në oraret e furnizimit me ujë te pijes, por gjendja po shkon drejt stabilizimit”, ka theksuar Abdullahu.
Sipas Abdullahut, liqeni i Badocit është duke prodhuar me kapacitete maksimale, 420 litra për sekondë.
“Nga Liqeni i Badovcit situata sa i përket turbullirës ka qenë më e mirë. Kemi pasur vlera jo te mëdha të turbulitetit dhe vazhdohet të prodhohet me kapacitet maksimal 420 litra për sekondë”.
Abdullahu ka bërë thirrje që të mos keqpërdorët uji i pijes, dhe të kryhen obligimet ndaj Ujësjellësit për shkak të rritjes së investimeve në të gjithë zonën.
“Shpresojmë se ky furnizim do të vazhdojë edhe më tutje duke besuar se në këtë drejtim do të na ndihmojnë shumë edhe konsumatorët duke e përdorur ujin vetëm për qëllime që është i destinuar dhe assesi të keqpërdoret. Pas informata që dhamë për gjendjen e liqeve të furnizimit me ujë të pijes, apelojmë tek konsumatorët që të përgjigjen në kryerjen e obligimeve që i kanë ndaj ujësjellësit për t’i mundësuar ujësjellësit që të bëjë edhe me tutje investime në tërë zonën e shërbimit”, ka thënë Abdullahu.
Batllava të shtunën, më 12 nëntor
Batllava të shtunën, më 12 nëntor
Badoci sot, më 16 nëntor

























